Elle Home Paris
Elle Home Paris markë ndërkombëtare e tekstileve premium për shtëpinë, dhe që merr emrin nga revista e mirënjohur ELLE, simbol global i modës, stilit dhe elegancës.
E frymëzuar nga estetika pariziene, Elle Home Paris sjell koleksione me stil klasik dhe luksoz, të karakterizuara nga dizajni i rafinuar, materialet cilësore dhe detajet e kujdesshme, duke krijuar ambiente elegante dhe harmonike.
Produktet Elle Home Paris janë të disponueshme në Inner Home Textile, ku një përzgjedhje e veçantë tekstilesh premium i jep çdo hapësire identitet, klas dhe finesë.

