Prestige Home

5 Këshilla për Krijimin e një Exteriori Relaksues

Qëndrimi në shtëpi dhe shijimi i të gjithë ambienteve të saj është prioriteti kryesor për çdo brand mobiljesh që do të gjeni në Prestige Home Center.

Sot do të ndalemi tek exterioret e shtëpisë.

Hapësirat e jashtme si verandat, oborret dhe taracat konsiderohen nga arkitektët si një zgjatim i shtëpisë, pavarësisht nëse përdoren si një dhomë e dytë ngrënieje, një hapësirë për argëtim ose thjesht një ambient relaksi pas një dite të gjatë.

Ekspertët tanë të dizajnit sygjerojnë pesë mënyra se si mund të krijoni një hapësirë të jashtme që është menduar për relaks gjatë gjithë vitit.

Mobilje Sipas Stilit Tuaj të Jetesës

Ashtu si interiori, edhe ambientet tuaja të jashtme duhen dizenjuar në mënyrë që të përshtatet me nevojat dhe stilin tuaj të jetesës. Së pari dhe më kryesorja qëndrimi apo ulja e rehatshme është çelësi në një hapësirë të jashtme. Qëllimi është të krijohet një vend ku miqtë dhe familja mund të pushojnë, të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe ndoshta të kenë një vakt ose një gotë verë së bashku.

Mobiljet si këndet dhe setet e divaneve ideale për ambiente të jashtme, rezistente ndaj kushteve atmosferike, do ti gjeni në Prestige Home Center. Përpos këndeve apo çadrave duhen vendosur dhe bokse për muzikë të këndshme në sfond dhe një vatër zjarri për të ofruar ngrohtësi dhe ambient.

Fokusimi tek Peizazhi

Mund të jetë joshëse të përqendrohesh tek mobiljet, vatrat e zjarrit dhe ndriçimi, por përtej tyre gjelbërimi në oborr apo kopsht meriton vëmendje. Peizazhi luan një rol vendimtar në krijimin e një oazi në natyrë. Gjetja e mënyrave për të përfshirë bimët, vazot, lulet mund të ndihmojë në krijimin e një oazi të gjelbër edhe nëse jetoni në qytet dhe nuk keni një oborr të plotë.

Peizazhi është shtresa kohezive që sjell paletën e jashtme brenda. Format dhe ngjyrat organike në bimët në vazo lejojnë që të vendoset një atmosferë, ton dhe një ndjenjë e përgjithshme “oaze” dhe të shijoni ambientin.

Mbajeni Paletën Kohezive

Një hapësirë e jashtme nuk duhet të mendohet si një ishull, pra duhet të kombinohet dhe të jetë vazhdim i interiorit. Zgjidhni mobiljet e mëdha me tone neutrale dhe lejoni që dekoret e vogla të luajnë një rol kryesor. Dekoret e vogla si jastëkët me dizenjo të ndryshme, qirinjt, guackat e detit, janë perfekte për të bërë kalimin nga sezoni në sezon.

Krijoni Hapësira te veçanta

Me exteriore të mëdha, diferencimi i hapësirave në bazë të përdorimit ose qëllimit rrit fuksionalitetin e ambienteve. Në një pjesë të oborrit tuaj mund të vendosen një divan dhe karrige të rehatshme, dhe në një kënd tjetër të vendoset një tavolinë ngrënieje.Krijoni hije për një qëndrim sa më të fresët e të gjatë. Një çadër apo një tendë e përhershme, mund të veprojnë në mënyrë të ngjashme me qilimat e zonës së brendshme, duke ndarë hapësirën dhe duke krijuar funksione specifike për hapësira të ndryshme brenda zonës më të madhe. Për shembull, tavolina juaj e ngrënies mund të ketë një çadër të ndërtuar në të ose mund të keni një çadër të pavarur të vendosur pranë mobiljeve të tjera si karrigeve ose divanit tuaj. Një zonë e mbuluar ofron gjithashtu një vend për t’u mbledhur nëse moti merr një kthesë të papritur.

Jo Vetëm Mobilje

Fokusohuni tek detajet. Dekori ka rëndësi sa jashtë aq edhe brenda, prandaj jepini mendimin dhe peshën e duhur për të krijuar një hapësirë që është po aq e rehatshme dhe tërheqëse sa hapësirat tuaja të brendshme të banimit.

Ndriçimi është një element i rëndësishëm për t’u marrë parasysh në exterior pasi ndihmon për të vendosur atmosferen dhe për të krijuar ambient. Ju mund të dëshironi të përfshini qirinj, ndricues ose drita me fije për të krijuar një ndjenjë të ngrohtë dhe mikpritëse. Mbulesat, një tapet i jashtëm dhe të tjera janë të gjithë elementë që mund t’ju ndihmojnë të krijoni oazin që keni ëndërruar.

Ejani në Prestige Home Center dhe zgjidhni mobiljet për ballkonin, kopshtin apo verandën tuaj. Bradet më prestigjoze me mobiljet më cilësore dhe me dizajne unike i gjeni këtu. Jetoni me stil me mobiljet e Prestige Home Center.  Perfitoni nga ofertat prestigjoze nga data 15 Maj deri më 15 Qershor, mobiljet për ambiente të jashtme i gjeni me 60% ulje.